Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër një 33-vjeçari, banues në M Reçicë të Vogël të Tetovës, pasi dyshohet se nga janari deri në prill të këtij viti, tre personave u kishte marrë para, duke u premtuar se do t’u siguronte termine më të shpejta për viza në një ambasadë të huaj.
Ai u kërkoi t’i dergonin paratë me transfertë të shpejtë dhe u premtoi se do t’u siguronte termin në ambasadë brenda dy javësh. I kanë paguar 5600 euro gjithësej.