“Kurgja s’ka të bëjë me fisin e tina” – Familjari i viktimës në Lepenc nuk kursen Pacollin, e quan ‘Behxhet Rusi’


Dita e së shtunës ishte tragjike për familjen Pacolli, ku përderisa po shkonin me veturën e tyre për në Shkup, ata u goditën nga një veturë tjetër dhe përfunduan në lumin Lepenc, nga 4 persona që ndodheshin në veturë, 3 prej tyre tani më kanë humbur jetën, ndërsa vetëm djali 20 vjeçar ka arritur të shpëtoj.
E gjatë kohës sa po kërkoheshin trupat në lumin Lepenc, një mesazh ngushëllimi në Facebook kishte shkruar deputeti Bexhet Pacolli, shkruan lajmi.net.

E për këtë mesazh të Pacollit, si duket është hatëruar, vëllai dhe daja i viktimave, Xhavit Visoka.

“E kish shkru edhe ‘Behxhet Rusi’ e ka pa qe jan Pacoll, po kurgja ska tboj ky me fisin e tyre, edhe ja dergova në faqen e tij, ‘me pas ndje ti dhimbje ishe dal te vendi’”, tha ai.

Madje duke iu referuar Pacollit, ai bëri një paralele.

“Kur ishte autoriteti i tina, i qojke ato e shpëtojke ‘Bin Ladenat’ atje, te une n’cuk”, tha Visoka.

Ai tregoi me emra se cilët politikaj i kanë shprehë ngushëllime privatisht atij.

“Fatmir Limaj e Glauk Konjufca privat më kanë shprehë ngushëllime”, theksoi ai.

Familja 4 anëtarëshe Pacolli që po shkonte në drejtim të Shkupit, të shtunën u godit nga një veturë tjetër dhe u hodh në lumin Lepenc.

3 prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa Shkëlqimi 20 vjeçar ka arritë të shpëtoj mrekullisht.

Varrimi i viktimave do të bëhet nesër.