Një deklaratë tejet e çuditshme ka ardhur sonte nga analisti Nexhmedin Spahiu.
Ai ka folur rreth mundësisë se si do të rrjedhin gjërat tutje, duke mos përjashtuar as bombardimin e Prishtinës.
Sipas tij, nuk mund të bombardohet Beogradi para Prishtinës, çka do të thotë se nëse ndodh e para, tani realizohet e dyta.
Në një paraqitje në Pressing, opinionisti shtoi edhe për ndikimin amerikan në vendin tonë, duke thënë se nuk ka kryeministër ose president që konfirmohet pa miratimin e tyre.
“Mos e përjashtoni këtë mundësi, që Prishtina të bombardohet nga Serbia, e pastaj Beogradi të bombardohet nga NATO sërish. Unë nuk po vë bast që do të të ndodhë, por mos i përjashtoni”, ka deklaruar ai.
(Ambien)