Lirohen dy qytetarët e Kosovës, të cilën ishin arrestuar në Serbi nga policia serbe.
Njeri familjar i njërit nga qytetarët e arrestuar e ka konfirmuar këtë informacion për gazetën Nacionale.
“Sapo janë liruar nga Gjykata Kushumlisë dhe janë duke ardhur në Kosovë”, ka thënë ai.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Serbia i ka kidnapuar edhe tre policë të Kosovës, në atë që kryeministri Kurti e quajti “agresion” të saj.
Qytetarët e arrestuar nga Policia e Serbisë ishin Dervish Maliqi dhe Esat Muçolli. Ata ishin arrestuar në Merdarë.
Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës që të shmangin qarkullimin në territorin e Serbisë.
Radio Evropa e Lirë ndërkohë ka deklaruar se janë liruar katër qytetarë, në një informacion që nuk ka mundur ta verifikojë Nacionale deri tash.
Shënim: Nacionale ka ngatërruar emrat e personave të liruar nga Serbia, dhe fillimisht ka raportuar se janë liruar tre policët që ishin arrestuar dje. Qytetarët ishin arrestuar pardje, më 13 qershor.