Vuçiq: Policët nuk janë keqtrajtuar, ata na thanë se po kërkonin kërpurdha

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka folur pak për gjendjen e tre policëve të cilët të mërkurën u raportuar se u kidnapuan nga forcat serbe në territorin e Kosovës.

Ai ka thënë se ata as nuk janë rrahur e as keqtrajtuar.

Vuçiqi ka biseduar me presidenten e Sllovenisë rreth situatës së krijuar. Ai ka thënë se do të dorëzojë pamjet dhe provat me të cilat këmbëngulë se dëshmohet se tre policët e Kosovës janë arrestuar në territorin serb e jo në Kosovë, raportoi Danas.

Madje, ai ka thënë se ka dhënë edhe personat që kryen kidnapimin për ta bërë poligrafin.
“Le të themi se Kurti tha të vërtetën, por ai s’e tha, ata nuk kanë të drejtë të jenë aty. Kur ata vinë brenda një kilometri, ata duhet të raportojnë te KFOR-i 36 orë përpara. Ata nuk lejohen të jenë aty sipas marrëveshjes ushtarako-teknike. Dhe çfarë bënin ata aty me tytat e gjata? (https://nelsonjsalon.com/) Ata që u arrestuan thanë se nuk u punonte GPS-i dhe se po kërkonin kërpudha. Nuk u kapën 10 metra brenda territorit tonë, por shumë më larg”, ka thënë ai.