36-vjeçari nga Pallçishti plaçkitet nga dy persona, pasi më parë ishin marrë vesh për shitjen e një veture


Mbrëmë (15-qershor), dhjetë minuta pas mesnate, 36-vjeçari A.M. nga Palçishti i Poshtëm i Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se është sulmuar fizikisht në mbikalimin e Negotinskit nga dy persona me të cilët paraprakisht ishte marrë vesh përmes telefonit për shitjen e veturës së tij “Opel Astra”.

Sipas raportit, njëri nga sulmuesit ka përdorur edhe një send të fortë, pas së cilës i kanë marrë çantën me para, dokumente dhe sende të tjera dhe janë larguar nga vendi. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.Pa Censurë

(https://www.riverbendresort.us/)