Media serbe: Policia serbe ka arrestuar tre policë të Kosovës


Televizioni shtetëror i Serbisë ka raportuar se policia serbe ka arrestuar tre policë të Kosovës.

RTS raporton se ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për pjesëtarë të Njësive Speciale të policisë së Kosovës.

Sipas televizionit për këtë veprim janë njoftuar edhe autoritetet në Serbi, madje edhe presidenti Aleksandër Vuçiq.

Për Vuçiq thuhet se me marrjen e informacionit, ka falënderuar ambasadën ruse ku ishte i ftuar për shënimin e Ditës së Rusisë dhe menjëherë u drejtua në Presidencë.