Dhjetëra emigrantë të vdekur pas përmbytjes së një varke në Greqi


Të paktën 59 emigrantë janë mbytur dhe 100 të tjerë janë shpëtuar pasi varka e tyre e peshkimit u përmbys.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë qytetit të Pylos në Greqinë jugore, sipas rojës bregdetare të mërkurën e 14 qershorit.

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi është nisur.

Gjithsej 104 persona janë shpëtuar deri më tani, sipas autoriteteve që vlerësojnë se mbi 400 pasagjerë ishin në bord kur anija u fundos.

Sakaq, autoritetet kanë bërë me dije se të mbijetuarit janë dërguar në qytetin e Kalamatas.

Autoritetet kanë frikë se numri i viktimave do të rritet, pasi besohet se në varkë ndodheshin rreth 500 persona.

Ndërkohë, mësohet se të shpëtuarit po transportohen me një anije aty pranë në Kalamata, ku pritja e tyre është organizuar në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile.

Katër persona janë transportuar me një helikopter të Forcave Ajrore, ku janë marrë me autoambulanca dhe janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kalamata-s.