E vendosi flamurin kombëtar në komunën e Preshevës, Shqiprim Arifi ftohet nga gjykata serbe


Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar se është ftuar të paraqitet në një gjykatë në Serbi, me arsyetimin se Komuna ka shkelur ligjet e shtetit me rastin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike.
“Sot kam pranuar një ftesë për paraqitje në gjykaten e Serbisë, me arsyetimin se kemi shkelur ligjet e këtij shteti për faktin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike”, shkroi Arifi, duke publikuar edhe ftesën e gjykatës.
“Kjo ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës, por, për flamur do të paguajm gjithmonë”, shtoi ai.