Kreu i qeverisë Edi Rama i ka përcjellë një mesazh ngushëllimi popullit italian për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.
“Lamtumirë President dhe mik i mirë i Shqipërisë”- shkruan Rama në gjuhën italiane, ndërsa mesazhin e shoqëron me një emoy zemre në zi.
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në spitalin San Raffaele në Milano.
Ai humbi jetën në moshën 86- vjeçare si pasojë e problemeve shëndetësore që kishte me zemrën teksa gjendej në reaminacionin e kardiologjisë në Spitalin San Raffaele në Milano.
Silvio Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001- 2006 si dhe në vitet 2008-2011. Historia sportive e tij shkon krah për krah me ngjyrat kuqezi: 31 vjet si pronar i Milanit, nga 24 marsi 1986 deri më 13 prill 2017. Kavalierët e shpëtuan klubin nga falimentimi.
Vitet e presidencës së Berlusconit në Milan ishin vitet e lojtarëve dhe trajnerëve të mëdhenj. Asnjëherë më parë në historinë e tij klubi nuk kishte njohur suksese kaq të mëdha, ndërsa nën udhëheqjen e Berlusconit mundën të korrnin 26 trofe.