Një nga gazetat më të mëdha në Gjermani, Bild e ka konsideraur “një skandal” finalen e Champions League të shtunën mbrëma. Gazeta thotë se shkak për këtë qëndrim të saj nuk është mungesa e një skuadre gjermane, por sepse Manchester Cityn që zbriti në fushë fitoi një titull që nuk i takonte.
“Bild” shkruan se skuadra e Guardiolës, Gündogan dhe Haaland është në pronësi të një kompanie shtetërore nga Abu Dhabi e cila posedon 78% të aksioneve. “UEFA e kishte përjashtuar Manchester City nga të gjitha garat Evropiane për 2 vjet duke nisur nga sezoni 2020/21 për shkak të marrëveshjeve të dyshimta që ata kishin bërë, por në fund Gjykata e CAS i konsideroi ato si të rregullta.
Premier League e akuzon këtë kompani për më shumë se 100 shkelje të rregullave. Oh, në fakt, nuk ka rëndësi! Tani jetojmë në një Evropë futbolli krejtësisht të ndryshme” – shkruan ndër të tjera Bild që akuzon insitucionet e futbollit se përdorin standarde të ndryshme për skuadra të ndryshme duke favorizuar më të pasurit.