Edi Rama i propozon Francës dhe Gjermanisë një draft-statut të Asociacionit, vjen reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje

Edi Rama i propozon Francës dhe Gjermanisë një draft-statut të Asociacionit, vjen reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media të mbajtur ditën e sotme ka konfirmuar se i kanë propozuar Gjermanisë dhe Francës një draft-statut të Asociacionit.Ai ka konfirmuar se dje ua ka dërguar draftin presidentit Macron dhe kancelarit Scholz dhe se e ka vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe palën amerikane.
Pas këtij lajmi ka ardhur reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje.Deputeti i këtij subjekti politik, Arbër Rexhaj, tha për “Gazeta Blic” se nuk e di nëse Edi Rama është konsultuar me kryeministrin Kurti për këtë veprim
Rexhaj theksoi se Kosova e ka kryeminstrin, qeverinë dhe vendimarrjen e saj.

“Së pari nuk e di nëse Edi Rama e ka konsultu kryeministrin Kurti për një veprim të tillë sepse Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë mesa kam njohuri unë.E para është se Albin Kurti është kryeministër i Kosovës dhe e dyta a është bërë me dakoordim, po ngre pikpyetje? Mendoj se Repubika e Kosovës e ka kryeminstrin e ka qeverinë e ka Kuvendin dhe e ka vendimarrjen” tha Rexhaj në reagimin e tij dhënë për “Gazeta Blic”
Kryeministri i Shqipërisë Rama ka deklaruar se draft-statuti i propozuar është në përputhje me rekomanimet e Gjykatës Kushtetuese.“Rama thotë se e ka marrë këtë iniciativë duke e ditur se do të vinin gjërat në pikën kur Kosova dhe Serbia s’do të merren vesh. Ai thotë se drafti është në pajtim me gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetutese të Kosovës.“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe Scholz një draft të Asociaoinit për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charls Micheln dhe palën amerikane. Është një draft punuar nga ekspert të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh. Gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë.Kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakutpueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë. Palët nuk po mërren dot vesh se as kush duhet ta shkruaj këtë tekst, e jo më se cfarë do të ketë teksti. Është dokument konfidencial që s’pretendon të jetë zgjidhja ideale por është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Uroj që ky material do të vlej për të cuar në një nivel tjetër dialogun dhe për t’I bërë palët që të flain për gjëra konkrete”, ka deklaruar Rama, raporton “Gazeta Blic”