Bahtiri: Kurti s’do të rrëzohet, nëse ndodhë do të ngrihet më i fuqishëm

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri e ka konsideruar të pamundur rrëzimin e qeverisë së Albin Kurti nga opozita, për shkak të një mocioni të nisur nga AAK-ja për mosdakordim me ndërkombëtarët për trazirat në veri.

Një mundësi për rrëzimin e Kurtit, Bahitiri po e sheh bashkëpunimin e opozitës me Listën Serbe, e që për këtë ai thotë se nëse bie qeveria, Kurti do të ngirtet edhe më i fuqishëm se më parë.

‘’Kryeministri nuk do të rrëzohet, po edhe nëse rrëzohet do të del shumë më i fuqishëm sesa që o sot. Sepse këto partitë politike, le të bëhen të gjitha bashkë, aty do të hyjë edhe Lista Serbe, se përndryshe s’munden me rrëzu. Le të urdhërojnë ta rrëzojnë më Listën Serbe dhe shohim se çfarë reagimi i fuqishëm do të jetë nga populli.’’, deklaroi ai në ‘’Politiko’’.

Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, njëherit zyrtar i VV-së ka renditur disa arsye se pse qeveria Kurtit s’duhet rrëzuar.

Sepse ai nuk po lufton për karrige të vetë, por për shtetin sovran që mundohet t’i krijoj siguri të plotë në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës. Ne i respektojmë ndërkombëtarët qoftë amerikanë, evropianë dhe duhet biseduar me ta por, jo me ultimatume.”, tha ai./Gazeta10