Elbert Krasniqi: Për trimërinë e Memli Krasniqit kemi mësu me “Ritmin e Rrugës”


Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi i është kundërpërgjigjur deputeti të PDK-së, Memli Krasniqi se Erden Atiq nuk ndodhet në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Memli Krasniqi pyet Kurtin: Pse s’po e qon Erden Atiqin në komunën e Mitrovicës së Veriut?

Ministri ka thënë se Atiq po e kryen punën në komunë e që deklaratat e deputetit nuk qëndron.

“Erdeni është në zyre të komunës së qeverisë dhe çdo ditë duke qeverisë, ai objekt është komuna e Mitrovicës. Ai është në zyre. Ai bëri edhe një kërkesë legjitime kërkojë prej ZRrE-së që të faturohet rryma kërkesa e njëjtë u pamundësua për dy kryetarët…”, u shpreh ai.

Deputeti Krasniqi i cili e akuzoi ministrin Kransiqi për frikacak, meqë kishte të ngjitur pancir kur erdhi në Veri, ky i fundit i përmendi një këngë Memli Kransiqit, gjatë kohës sa ishte këngëtar.

“Deputeti Krasniqi nuk është këtu foli për pancirin, për trimërinë e Memlit e kemi mësu me ritmin e rrugës tjetër nuk kam cka me thënë më shumë”, tha ministri.