Erdogani bisedon me Kurtin për situatën në veri


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti për situatën e krijuar në veri, njoftoi Presidenca turke.

Në njoftimin e publikuar në Tëitter u tha se Erdogani i ka thënë Kurtit se procesi i dialogut është mënyra e vetme “për vendosjen e paqes dhe të stabilitetit të qëndrueshëm në rajon”.

Erdogani ka shtuar se Turqia është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm në procesin e dialogut.

Erdogan, që javën e kaluar u rizgjodh në krye të Turqisë, ka biseduar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq i ka kërkuar ndihmë atij për situatën në veri të Kosovës

Me reputacionin dhe ndikimin e Erdoganit në Kosovë, ka thënë Vuçiqi, ai mund të ndihmojë në ruajtjen e paqes në rajon.