Vazhdojnë investimet në infrastrukturën arsimore drejtë përmirësimit të kushteve për edukim dhe aktivitete sportive tek fëmijët dhe të rinjët. Sot në mënyr solemne u hap tereni sportiv i ri e në gjimnazin e Strugës “Dr.Ibrahim Temo” në Strugë, ku nxënësit e shkollave të mesme do të bëhen me objekt sportiv bashkëkohor ku do t`i realizojnë orët e edukatës fizike dhe ku të mund të organizohen edhe aktivitetet e tjera recreative, futboll, henboll basketboll dhe volejboll.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, së bashku me kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko edhe drejtoreshën e Gjimnazit “Dr Ibrahim Temo” Besime Junuzi. Investimi është financuar nga nga bllok-dotacionet që merr shkolla në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale dhe Ministrinë përkatëse. Ministri Shaqiri i dëshiroi nxënësve të vazhdojnë që ta shfrytëzojnë në mënyrë aktive terenin sportiv dhe të arrijnë rezultate të larta sportive.
Gjithashtu, sot u ndanë mirënjohje dhe çmime nxënësve për esetë më të mira me temë “Shkolla, shtëpia ime e dytë”.