Kanë filluar të dalin rezultatet e para nga votimet për zgjedhjet presidenciale në Turqi.
Nga pothuajse gjysma e votave të numëruara, apo më saktë 42.78%, presidenti aktual, Rexhep Taip Erdogan, është duke udhëhequr nga 57.09% të votave, karshi kandidatit opozitar Kemal Kiliçdaroglu i cili ka 42.91 të votave.
Kujtojmë se për shkak se tani numërohen votat vetëm për president, pritet që edhe rezultati të dihet shumë shpejtë.