Mashtronte për viza gjermane, arrestohet tetovarja


SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër shtetases A.A (41) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “mashtrim”.

Gjatë vitit 2022, e lartpërmendura ka pasur takim me dy persona nga Gostivari dhe u ka marrë nga 1 000 euro me pretekstin se mund të ndërmjetësojë për të marrë viza vizë pune për në Gjermani.

Në fund, ajo nuk i ka pajisur me viza dhe nuk ua ka kthyer paratë. Pas denoncimit nga ana e të dëmtareve, shtetasja në fjalë është arrestuar dhe ndaj saj është bërë kallëzimi përkatës.