Iphone vjen me update-in e ri, shton sfondin e LGBTQ+


Duket se edhe gjigandi i teknologjisë është bërë pjesë e axhendës së komunitetit LGBTQ+.

Së fundmi Apple ka publikuar update-in e fundit të IPhone, 16.5 dhe aty ka disa rregullime të gabimeve, por edhe disa veçori të reja.

Ajo që është vënë më shumë re nga përdoruesit është shtimi i wallpaper për komunitetin LGBTQ+. Pra tashmë në përzgjedhjen e wallpaper keni edhe flamurin e LGBTQ+.

“Mbajtja e softuerit tuaj të përditësuar është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të ruajtur sigurinë e produktit tuaj Apple”, tha gjigandi i teknologjisë.