I ofruan 40 milionë dollarë për të shitur shtëpinë, pronari nuk e braktis… dhe rrethohet


Pronari i një sipërfaqe toke në mes të një zone në zhvillim e sipër në Australi, vijon të qëndrojë stoik dhe të mos e shesë pronën e tij, ndonëse raportohet t’i kenë ofruar 40 milionë dollarë për t’u larguar prej aty dhe për t’i hapur rrugë projektit.

Për dekada, familja Zamit ka qenë pronarja krenare e një sipërfaqe prej 20 mijë metra katrorësh në kodrat Quakers në perëndim të Sidneit.

Por tashmë zona është zhvilluar ndjeshëm dhe është mbushur me vila, teksa e gjithë sipërfaqja e tokës së Zamit është rrethuar prej tyre, duke qëndruar e paprekur.