Lista Serbe ka mbajtur konferencë për media pas betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Nënkryetari Igor Simiq duke bërë thirrje për paqe ka thënë se është okupuar veriu i Kosovës.
“Sot ka filluar okupimi i veriut zyrtarisht, ne jemi për ta ruajtur paqën por durimit i ka ardhur fundi, andaj i japim afat Albin Kurtit që deri më 1 qershor të ndaloj represionin, përndjekjen, arrestimin e serbëve dhe të tjera. Nëse kjo nuk ndalet deri më 1 qershor, ne do të tregojmë format tona të rezistencës”, tha Simiq pa dhënë detaje për çfarë rezistence bëhet fjalë.
Ai përseriti se serbët nuk kanë asgjë kundër shqiptarëve, por kundër çasjes së kryeministrit Kurti ndaj serbëve.