Shkruar nga Ridvan Ibrahimi kryetari i komunës së Haraçinës:
Të nderuar familjarë, miq, shokë e dashamirë.
E përmbyllëm një vepër madhështore e cila, shpresojmë tek Zoti i madhërishëm e ka zënë vendin e duhur, por ajo që e zbukuroj ende më tepër këtë vepër ishte mbështetja dhe ndihmesa e vazhdueshme, si dhe përurimet e familjarëve, shokëve, miqve e dashamirëve.
Fillimisht, në emrin tim dhe familjes sime, shpreh mirënjohje për punën e palodhshme për njeriun, të cilit ia besova Dijarin tim.
Ai ishte hafizi, imami në xhaminë e Duqanxhikut-Shkup, Abdulkerim Ebibi
Që tërë ky rrugëtim i hifzit të Dijarit të përmbyllet me sukses, unë si prind vetëm se zgjodha njeriun e duhur, në kohën e duhur dhe në xhamin e duhur. Unë si prind dhe si familje, gjatë tërë jetës nuk do të mundemi që t’ia kthejmë këtë borxh të madh këtij njeriu të madh.
Andaj, lus Zotin e madhërishëm që ta shpërblen bashkë me familjen e tij, me shpërblimet e Tij të pamasë në këtë botë dhe botën tjetër.
Mirënjohjet e mia dhe e tërë familjes sime, po ashtu janë edhe për komisionin, para të cilit u organizuan seancat dëgjimore të Kuranit, me çka edhe Dijari u zyrtarizua si hafiz i Kuranit.
Për mbështetjen e parezervë, falënderoj kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në RMV-së Reis Ul-ulema efendi Shaqir Fetahu, si dhe muftiun e Myftinisë së Shkupit dr. Qenan Ismaili, të cilët i kishim në dispozicion në çdo moment, vetëm e vetëm që projekti i hifzit të Dijarit, të përmbyllet me sukses.
Unë si prind i Dijarit, në asnjë moment nuk do t’ia dilja mban, po që se këtë proces nuk do ta udhëhiqte bashkëshortja ime, e cila në vazhdimësi ishte e mbështetur nga prindërit e mi, si dhe nga prindërit e saj.
Me asnjë fjalë e shprehje nuk mund ta kompensoj atë që ju bëtë për ne në çastet më të duhura, për mua, për familjen time, e në veçanti për Dijarin tonë.
Nga thellësia e zemrës falënderoj secilin, i cili ishte në mbështetje të vazhdueshme, qoftë me prezencën e tij gjatë seancave dëgjimore, apo në organizimet solemne në xhami dhe në restorant, qoftë ai i cili na përuroj në mënyrë direkte apo përmes rrjeteve sociale, si dhe ai i cili lutej për ne vazhdimisht.