Ylli belg del në shëtitje me tigër


Ylli i futbollit, belgu Jason Denayer, ka marrë vëmendjen e aktivistëve që janë në mbrojtje të kafshëve, pasi ai ka postuar fotografi e video në rrjetet sociale duke ecur me një tigër të lidhur.

Denayer, që ka 35 paraqitje me Belgjikën, ka postuar video të shkurtra të kafshës së tij, ndërsa ka shkruar “duke ecur me macen time”.

Ai ka limituar komentet.

Denayer është në kontratë me klubin Shabab Al-Ahli në Dubai. Para kësaj skuadre, ai ishte pjesë e Manchester Cityt për pesë vjet.

Në vitin 2015 e fitoi kampionatin me Celticun skocez, ndërsa në vitin 2018 fitoi kampionatin me Galatasarayn.