Dëshmi tronditëse: ‘Zoti nuk i do fëmijët që veshin rroba’


Janë publikuar dëshmi tronditëse nga ngjarja që shokoi botën javën që po lëmë pas. Abuzime me mbi 1000 fëmijë nga 300 priftërinjë të kishave në Pensilvani. CBS News ka publikuar pjesë nga dëshmitë tronditëse.

Në një raport prej 1400 faqesh, hetimet përshkruajnë edhe në mënyrë grafike horrorin njërit pas tjetrit të abuzimeve që priftërinjtë kanë bërë ndaj fëmijëve, duke i përdhunnuar dhe duke i rrahur. Raporti gjithashtu flet edhe se si priftërinjtë janë munduar që përmes kishës t’i fshehin abzuimet e tyra për disa vjet.

Ja disa nga dëshmitë tronidtëse nxjerr nga hetimet.

Abuzimi i pesë motrave nga një familje

Ati Gus Giella i Diocezës së Harrisburgut, dyshohet se ka abuzuar me pesë apo gjashtë motra nga e njëjta familje, përfshirë edhe një foshnje 18 muajshe. Guella ‘vazhdimisht ka mbledhur” mostra të urinës së vajzave, qime flokësh dhe gjak menstruacionesh, thotë raporti.

Dioceza kishte refuzuar ta largonte nga detyra Giellan edhe pasi ishin gjetur prova të tilla në shtëpinë e tij. Ai u arrestua në gusht të vitit 1992.

Unaza e përdhunimeven

Priftërinjtë kishin përdorur edhe këtë taktikë: kishin shkëmbyer viktimat mes vete. Këtë krim e kanë bërë prifërinjtë e Diocezes së Pisttsburghut, Geroge Zirëas, Francis Pucci, Robert Ëolk dhe Richard Zula. Ata kanë shkëmbyer informacione lidhur me metodat e përdhuimeeve si dhe kanë bërë ‘ndërrimin e viktimave mes njëri – tjetrit”, thotë raporti i hetimit. Priftërinjtë dyshohet se kanë prodhuar material për pornografinë e fëmijëve ku edhe kanë xhiruar veten duke ushtruar dhunë sekesuuale ndaj fëmijëve, transmeton Periskopi.

Djali i zhveshur si Krishti

Prifti Zirëas kishte thirrur një djalosh të quajtur George, në mesin e viteve 1970 dhe e kishte mësuar atë të vozis. Familja e George inkurajonte të birin të takohej me priftin për shkak të ‘mirësjelljes së tij’ dhe për shkak të ‘ndikimit të mirë të priftit mbi të birin’. Prifti e kishte dërguar në kishë Georgen dhe kishte ftuar edhe disa kolegë tjerë të tijë, Puccin, Zulan dhe një tjetër prift të quajtur Francis Luddy.

Sipas raportit të hetimeve, priftërinjtë i kishin thënë Georges të ngritej në këmbë dhe të zhvishej. Ata kishin vizatuar një imazh të Krishtit të zhveshur në kryq dhe i kishin thënë Georges të hiqte edhe pantollonat sepse ishte ‘shumë mirë të dukej si Krishti’.