Përderisa mantel bardhet shprehin revoltë për rritje minimale të pagave, funksionarët i gëzohen një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizoi një nen për rritje enorme të pagave të tyre. Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, në përpjekje për të shmangur deklarimin e pagës së marrë me rritje, tha se ka humbur kartelat bankare dhe nuk e di sa paguhet. Por, gazetaret propozuan t’i hapin fondacion? Në krahasim me rritjen e pagës minimale që tani është pak mbi 20 mijë denarë, del që rritja mujore e pagës minimale prej 2 mijë denarëve është e barabartë me rritjen ditore të pagës së funksionarëve. Derisa Kuvendi nuk miraton ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Paga, i cili do të rregullonte të gjitha çështjet e pagesave të niveluara, mbi 1 mijë funksionarë do të vazhdojnë të marrin paga me rritje prej 78%, ose nga krerët e shteti 70 mijë denarë, ministrat nga 60 mijë më shumë dhe të tjerët mbi 40 mijë.