Ministri i Shëndetësise vizitë në spitalin e Shtipit: Nuk do të mjekohesha këtu!

Ministri i Shendetësisë, Fatmir Mexhiti ka vizituar sot spitalin Shtipit. Ai u largua nga atje i tmerruar nga kushtet në te cilat punojnë kolegët e tij dhe si trajtohen pacientet.

Ai nuk tha nëse afati i ri i përfundimit është viti 2026, por tha se paratë për ndërtimin jane siguruar nga buxheti dhe keto dite do te vendoset se si do të veprohet.

“Paratë janë në buxhet, ka probleme të tjera ligjore me kompanine per të zgjdhur. Nuk do te them nje afat deri ne vitin 2026, por keto ditë do të vendosim se si do të bëjme me tej. Mendoj se spitali do të ndërtohet shume me shpejt”, theksoi ministri nga radhet e ASH-se.

I pyetur nese do te jete minister deri atêhere,
Dr. Mexhiti theksoi se kete nuk e di. “Por une e di që une jam një kandidat potencial për t’u bërë pacient, si të gjithe ju, dhe nga ketu kur te largohem nuk e di se çfarè do te ndodhë. Nuk varet nga une. Nëse më pyesni nëse do tè doja tè trajtohesha ne këto kushte, do te them jo”, u pergjigj ai.

Mexhiti shtoi se Danimarka si shtet i zhvilluar ka vetem 120 institucione shendetesore, ndersa ne kemi 1200.

“Me profesion jam mjek. Kam 23 jet që punoj. Po perballesha me te njejtat kushte, objektive, me të cilat po perballen edhe koleget e mi. Por ajo që mund t’ju them eshte se ne si mjeke të Klinikes ishim shume të kenaqur qe asnjehere nuk na dergone paciente qê nuk kane nevoje te dergohen. Koleget ketu jane të një cilèsie te larte”, theksoi ministri.