Vrau 8 fëmijë dhe rojën/ 14-vjeçari kishte planifikuar listën me nxënësit që do vriste


Vrasjen e 9-fishtë në shkollën fillore Vladislav Ribnikar në qendër të Beogradit, nxënësi 14-vjeçar e kishte planifikuar muaj më parë.
Zëdhënësi i policisë së shtetit në Beograd tha në konferencën për shtyp se 14-vjeçari kishte një liste me emrat e fëmijëve që kishte synuar për t’i vrarë.

Zyrtari shtoi se nxënësi i klasës së shtatë kishte planifikuar me detaje, se në cilat klasa do të hynte kur të kryente masakrën.

Ai tha se motivi i sulmuesit nuk dihet ende, ndërsa policia e ka arrestuar 14-vjeçarin. Idyshuari dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij. Oficerët e policisë dhe shërbimet e urgjencës kanë rrethuar zonën përreth shkollës ku kanë ndodhur të shtënat