Sot pasdite në kompleksin o dëshmorëve ne fshatin Sllupçan të komunes së Likovës u shënua 2 Maj – Dita e shpalljes se Karadakut ” Zone e Lire”.
Ne manifestim morën pjesë ish-luftetare te UÇK-se, veteran të luftes, familjarë të deshmorëve te rëne ne altarin e Lirise, si dhe mysafire te shumte nga te githa trojet shqiptare dhe vise te tjera.
Para te pranishmëve foli kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ai tha se shqiptarët nëpër dekada kanë sakrifikuar burra e gra, por asnjëhere nuk u përkulen.
“Kundershtaret tane perballe që kishim, nuk e dinin që nënat shqiptare i kane rrit bijtë dhe bijat e veta ne djep prej prushi që nuk dinë të ndalen.
Kur dikush ua shkel varrin mbi varre. Ne shqiptaret, na vrisnin e na masakronin në do periudhe te historise qe po kalonim. Neper dekada kane sakrifikuar burra e gra, por asnjehere nuk u perkulen.
Prandaj, këto amanete, keto histori, nuk jane as te thjeshta dhe më se të vërteta, se po te na preke dikush ate që e kemi arritur me gjak e djerse per flamur e gjuhe amtare, do të ngjallen prape heronjte ndër varre.
Prandaj, vëllezer e motra, pa gjakun e tyre ne nuk do flisnim dhe nuk do shkruanim shqip, pa gjakun e tyre ky flamur kaq krenar, nuk do valëvitej pèrpara këtij murlani dhe perpara gjithe nesh”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti