Reagimi i LSDM-së:
Qeveria e LSDM-së i ka rritur pagat e ushtarëve dhe e ka dërguar Maqedoninë në NATO, VMRO-DPMNE përhap histeri kundër NATO-s
Ka dallim të madh dhe bëhet fjalë për dy koncepte të ndryshme.
Ushtarët, pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë 11 vite kanë qenë të harruar nga VMRO-DPMNE-ja. Kjo parti politike nuk ka menduar për ARM-në, nuk ka menduar për integrimin, ishte e përkushtuar për pasurim kriminal të familjes.
Pas ndryshimit të pushtetit, LSDM i ka rritur pagat në Armatë për herë të parë pas shumë viteve. Po ndërmerren masa për standardin jetësor të ushtarëve, po blihen uniforma të reja, po investohet në pajisje të mira dhe armatë të paguar më mirë.
Maqedonia e ka ndryshuar kursin, nga një vend ne izolim është kthyer në rrugën e integrimeve dhe i ka përmbushur prioritetet strategjike për anëtarëim në NATO dhe BE.
VMRO-DPMNE e dërgoi Maqedoninë në izolim, LSDM në integrim.
VMRO-DPMNE flet për amnisti, nuk qartësohet për çështjet e rëndësishme për të ardhmen dhe përhap histeri kundër NATO-s, LSDM flet për përgjegjësi, siguron të ardhme të ndritur dhe e dërgon Maqedoninë në NATO.
Gënjeshtrat e dalura nga pres konferenca e VMRO-DPMNE-së e tregojnë nervozizmin nga marrja e ftesës për anëtarësim në NATO, nervozizëm nga ndryshimet që po ndodhin dhe suksesi i Maqedonisë.
http://www.pacensure.com/2018/07/20/per-problemet-ne-ushtri-dhe-te-ushtareve-pergjigjet-zv-ministri-i-mbrojtjes-bekim-maksuti/