Hasanbeg, sherri në komunikacion përfundoi me të shtëna armësh


Nervat e komunikacionit kanë mundur të jenë fatale për pjesëmarrësit në njhë aksident trafiku në Hasabeg të Shkupit. Siç njoftohet nga policia, pas aksidentit dhe përplasjes fizike mes pjesëmarrësve në aksident, njhëri nga ata ka nxjerrë pistoletën dhe ka gjuajtuar në ajër për ta ndalur zënkën, përcjell KlanMacedonia.

“48 vjeçari R.F nga Shkupi ka raportuar se në vendbanimin Kamnik në Hasanbeg të Shkupit pas një aksidenti të mëhershëm komunikacioni në mes të mjetit motorik të pasagjerëve ‘Golf’ me targa të Shkupit i drejtuar nga ai dhe një automjeti të pasagjerëve ‘Mercedes’, i drejtuar nga B.S, ka ndodhur një debat mes të pjesëmarrësve në aksidentin e trafikut. Më pas denoncuesi dhe djali i tij 22 vjeçar B.F janë sulmuar fizikisht nga B.S, J.S dhe T.S, i cili më pas ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar një plumb në ajër”, thonë nga MPB.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.