Blero ka treguar më në fund versionin e tij të historisë së ndarjes nga ish bashkëshortja, Afrona Dika. Këngëtari në një intervistë për Prive tha se paratë u bënë shkak që martesa e tij e dytë të merrte fund.“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi.
Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar”, ka thënë Blero.Më tej ai tregoi se investoi paratë në një biznes të përbashkët që Afrona donte të hapte në Zvicër, por që sapo nisi si projekt, Afrona u zhduk.
“Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllim, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë”, tha tutje Blero.Më tej, ai pranon se ka nisur një lidhje të re dhe se tashmë është i lumtur me vajzën që ka në krah, e cila nuk e sheh vetëm si burim parash, por i vlerëson vlerat njerëzore të tij.