Maqedonia e dyta sa i përket rezervave të arit në Ballkanin Perëndimor, kryeson Serbia


Serbia me 38.5 tonë ar është lider në Ballkanin Perëndimor sipas rezervave të arit që disponon. Pas pavarësisë, Mali i Zi nuk bleu asnjë gram nga ky metal.

Vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor është Maqedonia me 6.8 ton rezerva ari, sipas të dhënave të Bordit Botëror të Arit. E ndjekur nga Sllovenia me 3,7 tonë, Shqipëria rreth tre tonë, Bosnja dhe Hercegovina me 2,7 dhe Kroacia me dy tonë.

Mali i Zi nuk ishte në listë, por Ministria e Financave të vendit njofton se rezervat e tyre të arit janë 1.2 ton, aq sa kanë marrë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, transmeton Sputnik.

Shtetet e Bashkuara kanë rezervat më të mëdha të arit në botë me 8,133 tonë. E dyta në listë është Gjermania me 3355 tonë dhe në vendin e tretë dhe të katërt janë Italia dhe Franca me më pak se 2500 tonë. E pesta është Rusia me 2298 tonë dhe e gjashta është Kina me 2010 tonë.

Ndryshe, është interesante fakti se disa vende të pasura si Kanadaja dhe Norvegjia nuk kanë fare ar në rezervat e tyre valutore.