Blero jep deklaratën “bombë” për Afronën, ka një fjalë edhe për Teutën


Këngëtari Blero ka thyer heshtjen lidhur me ndarjen e bujshme me Afronën.

Blero ka treguar se ndarja nuk ka qenë aq e thjesht siç është thënë.

“Lidhjen e kam ndje si një lloj aktrimi gjithmonë ka qenë në fokus parja. Gjithçka ka qenë e bukur sa ka pasur kur i kam kufizi shpenzimet jam parë si i keq. Nuk është se nuk jam intelegjent për t’i parë këto gjëra por kam hesht për me e pa deri kur po shkon. Pasi e kemi hap biznesin ajo është zhdukur, tash do eci me hapa ligjor. Kam qenë i mirë asnjëherë dorështrëngues por edhe pse e kam mbyllë njërin sy s’do të thotë se nuk e kam parë”, ka thënë Blero në Prive.