“Jam torturuar nga mësuesja”, Ermal Mamaqi: Ka një vend special në ferr për të…


Ermal Mamaqi ka kujtuar fëmijërinë e tij gjatë një interviste me Edi Manushin në rubrikën “Galeri”.Mamaqi ka treguar se kujtimet e tij në lidhje me shkoëlln 8-vjeçare kanë qenë aspak të bukura.

Ai kujton dhunën e vazhdueshme që merrte nga mësueset dhe sipas tij kjo ishte një torturë.Ermal Mamaqi: Nuk kam kujtime të mira nga fëmijëria. Ka pasur një dhunë të përgjithshme. Ka qenë si një vello dhune, ku ti keqtrajtoheshe pa problem. Vetëm për faktin që je i vogël, dikush që ishte më i madh të rrihte, domethënë jemi rritur me këto frazat bjeri. Unë mbaj mend që ishte shumë kollaj të të rrihte mësuesja për çfarëdo lloj gjëje. Ka pasur forma të ndryshme torturash, ka qenë një vizore që të gjuanin me vizore…

Edi Manushi: Mos ke qenë i lëvizshëm ti, problematik?

Ermal Mamaqi: Sigurisht nuk kam qenë nxënësi më i qetë i klasës, por kujtimet e fillores i mbaj mend që kam qenë i trazuar nga kjo pjesa e këtyre mësueseve që të rrihnin. Ka qenë një mësuese që nuk dua t’ja përmend emrin, ka qenë e matematikës, besoj se ka një vend special për të në ferr, po e presin.
Edi Manushi: Do ketë qenë problem ti se s’ka mundësi!Ermal Mamaqi: Ti nuk je rrahur ndonjëherë nga mësueset e fillores?

Edi Manushi: Jo po bëhem xheloz për drurin, shiko si të ka bërë sot, i suksesshëm në të gjithë fushat.