Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Britani, pasi akzuohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Elton Babaj, i cili u kap në rrethrrotullimin Coldra duke transportuar më shumë se 3.5 kg drogë me një Mercedes.
31-vjeçari shqiptar ndodhej ilegalisht në Britani. I pandehuri u tha oficerëve se po punonte si korrier për tregtarët e drogës dhe duhej të paguhej vetëm 150 paund për dërgimin e kanabisit në Newport. Por nëse droga do të shitej kapte vlerën e 23 mijë paund.