Tragjike/ E lëshon vinçi duke rregulluar veturën – vetura i bie sipër dhe ia merr jetën Deçanasit


Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme për familjen Tahirsylaj nga fshati Isniq i komunës së Deçanit, ku familjari i tyre vdiq pasi derisa po e rregullonte veturën e tij,i ka dështuar vinçi dhe si pasojë vetura i ka rëndë përmbi, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e Adem Tahirsylaj e kanë konfirmuar edhe familjarët e tij të cilët kanë ndarë lajmin e dhimbshëm.

“Vdekja jote tragjike na shokoj të gjithë fshatin Isniq, Adem Tahirsylaj pusho në paqe të past shpirti dritë. Ngushëllime familjes dhe të gjithë farefisit”, ka shkruar një i afërm i familjes.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se në vendin e ngjarjes ka dalë Emergjenca, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 17:00, policia është njoftuar se një qytetar i fshatit Isniq, gjersa ka qenë duke punuar diçka në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura”.

“Menjëherë është njoftuar emergjenca e QKMF-së së Deçanit. Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore kompetente. Më urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.