Një shtetas kinez është vënë nën hetim, pasi tentoi të fuste në vendin tonë 28 900 dollarë të padeklaruara fshehura në bagazhet që kishte me vete në Rinas.
L. X., 44 vjeç, banues në Kinë akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” ndërsa policia sekuestroi paratë.
Rinas/Kontrolle me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, për të parandaluar, për të konstatuar në kohë dhe për të goditur paligjshmëritë kufitare. Kishte fshehur në bagazhet që kishte me vete, 28 900 dollarë, me qëllim futjen në vendin tonë, pa i deklaruar, procedohet penalisht shtetasi kinez. Sekuestrohet shuma e parave.