Ministri i Arsimit dhe i Shkencës Jeton Shaqiri ka shkruar:
📌Lënda Etika në religjione mbetet lëndë zgjedhore në planin mësimor për arsimin fillor nëntëvjeçar, për vitin shkollor 2023/2024.
☑️Byroja për Zhvillimin e Arsimit iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që kjo lëndë të mbetet në sistemin e arsimit fillor dhe të jetë zgjedhje e nxënësve dhe prindërve që konsiderojnë se kjo temë është e përshtatshme për periudhën e jetës së fëmijëve kur ata zhvillohen si individ dhe përvetësojnë vlera morale.
☑️Lëndët e lira zgjedhore duhet të jenë të disponueshme për të gjithë nxënësit dhe përmes realizimit të tyre ekziston hapësirë e hapur për respektimin e stilit të të mësuarit, shpejtësisë së të mësuarit dhe përparimit të çdo nxënësi individualisht.