Ademi fton diasporën për të votuar në referendum


Ministri i diasporës, Edmond Ademi në kuadër të takimit me mërgimtarët që u mbajt në Rostushë ka thënë se një numër i madh i mërgimtarëve në komunën Mavrovë- Rostushë japin kontribut të madh në zhvillimin e kësaj komune rurale.

“Në kohën e fundit rritet edhe numri i mërgimtarëve që investojnë në vendlindje. Qeveria e Maqedonisë u jep mbështetje të fuqishme të gjithë mërgimtarëve të cilët do të investojnë në atdheun e tyre”, ka thënë Ademi, transmeton Medial.mk.

Ai ka ftuar mërgimtarët të japin kontributin e tyre në pjesëmarrjen në referendum që do të mbahet në 30 shtator.

“Ne kemi diasporë të vlefshme që është e vetëdijshme për rëndësinë e referendumit dhe të ardhmen e Maqedonisë”, ka thënë Ademi./Pacensure