Shitën makinën “BMW X6” në Kamëz dhe e denoncuan si të vjedhur, në pranga dy vëllezërit nga Kosova! Kishin qëllim përfitimin e siguracionit të mjetit


Dy vëllezër nga Kosova janë vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi bënë kallëzim të rremë mbi vjedhjen e automjetit të tyre, me qëllim përfitimin e siguracionit.

Në pranga kanë rënë Selim dhe Benet Gashi, 27 dhe 21 vjeç me banim në Finlandë. Dy të rinjtë bënë një kallëzim të rremë për makinën e tyre tip “BMW X6” të cilën e kishin shitur në Kamëz tek V. K., 49 vjeç, dhe I. K., 24 vjeç, banues në Kavajë. Kjo skemë është përdorur nga dy të arrestuarit me qëllim përfitimin e siguracionit të automjetit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6800 euro dhe pjesët e automjetit që janë gjetur në një pikë shitjesh automjetesh, në Kavajë.