Një aksion i Lëvizjes Vetëvendosje, ka përfunduar me përleshje të aktivistëve të VV-së me Policinë Kosovës. Aktivistët e VV-së kanë sulmuar me ngjyrë stacionin policor në qendër të Prishtinës, teksa nuk kanë kursyer as Policinë e Kosovës.
Njëri nga aktivistët që gjuan me ngjyrë kishte qenë synim i disa policëve. Fillimisht atë ka tentuar ta arrestojë vetëm një policë e më pas edhe disa të tjerë.
Rezistenca e aktivistët të VV-së zgjatë për afro dy minuta pavarësisht se numrit të policëve që tentojnë ta arrestojnë. Lëvizjes Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka thënë se janë arrestuar shtatë aktivistë të këtij subjekti politik.