Në Shqipëri ishte polic, në Angli merrej me drogë: Më duheshin para për nënën

Admir Hidri, 23 vjeç, nga Shqipëria është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike në Angli.

Ai kujdesej për bimët e kanabisit në një shtëpi bari dhe punonte për një organizatë kriminale në Britaninë e Madhe, ndërsa në Shqipëri ishte polic, para se të nisej për emigrim.

Admir Hidri ka dëshmuar për policinë se paratë që fitonte nga veprimtaria e jashtëligjshme i dërgonte në Shqipëri për kurimin e të ëmës e cila vuante nga një sëmundje.

Efektivët zbuluan 91 bimë kanabisi në vendin e quajtur Failsworth, me vlerë rreth 70 mijë paund.