Jep dorëheqje si drejtor, gruaja i shpall divorcin!


Vasko Kovaçevski ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të kompanisë së fuqishme SH.A. EMV, në vend të tij pritet të vijë Vasko Stefanov. Lajmin e ka bë të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Biseduam që në vitin e kaluar, për shkak të përgjegjësive të mëdha të punës, ai dëshiron t’i përkushtohet familjes. Sot në mëngjes ma ka dorëzuar verbalisht dorëheqjen, e cila do të miratohet në seancën e ardhshme të Qeverisë. Qeveria do të rekomandojë që drejtor i ri të zgjidhet Vasko Stefanov, menaxher i logjistikës teknike, me përvojë të madhe”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Tani ish drejtori i SHA EMV, Vasko Kovaçevski ka thënë se do ti përkushtohet familjes dhe fëmijëve.

Mirëpo pak orë pasi ai ka shpallur dorëheqjen, bashkëshortja e tij ka shpallur divorcin, shkruan Fokus.
Përmes një reagimi publik, Meri Kovaçevska Dimovska, në rrjetet sociale pohon se tashmë është ish-gruaja e tij dhe se ai ka lënë familjen shumë kohë më parë, transmeton Lideri.mk.

“Cilës familje do t’i përkushtohet? Në 15 vitet e fundit, ai ka parë vetëm dy orë në javë fëmijët që tashmë janë të rritur. I divorcuar zyrtarisht më 6 mars 2023.
Nuk mund të pretendosh të jesh baba në moshën 27 apo 21 vjeçare, baba je gjithë jetën! Vazhdo reklamoi filmat e tu të rremë gjetkë, jo në të gjitha portalet. Moti kohë je larguar nga kjo familje “, reagoi Meri Kovaçevska Dimovska në njoftimin e saj publik.

Pas largimit nga posti i drejtorit, Vasko we Kovaçevski ka mbetur në EMV, por ende nuk dihet se ku do të jetë vendi i tij në kompani.