Të paktën 4 fëmijë të vegjël janë vrarë me sëpatë nga një 25-vjeçar në një kopsht fëmijësh në Brazil. Raportohet se rreth 40 fëmijë kanë qenë brenda kopshtit në kohën e sulmit.
BBC raporton se mësohet se të paktën njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia njoftoi se agresori ishte dorëzuar në polici dhe ndodhej në paraburgim. Sipas informacioneve paraprake, sulmuesi kishte kapërcyer një mur për të hyrë në kopshtin privat dhe mesa duket kishte shënjestruar viktimat rastësisht.
Guvernatori i shtetit Santa Catarina, ku ndodhet qyteti Blumenau ku ndodhi ngjarja e rëndë, ka shpallur tre ditë zie. Ndërkohë, Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva shkroi në Twitter se “nuk ka dhimbje më të madhe se ajo e një familjeje që humbet fëmijët apo nipërit e saj, aq më tepër kur është përmes një akti dhune ndaj fëmijëve të pafajshëm që nuk mund të mbrohen”.
Incidenti vjen gjithashtu vetëm 10 ditë pasi një adoleshent goditi me thikë për vdekje një mësues dhe plagosi 4 persona të tjerë në një shkollë në São Paulo./tvklan.al