Sot në Hagë, duke nisur nga ora 10:00 do të mbahet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së, procesi gjyqësor i të cilëve do të fillojë sot.
Kësaj proteste i janë përgjigjur një numër i madh i shqiptarëve të jetojnë jashtë Kosovës, të cilët me dhjetëra autobusë kanë shkuar në Hagë.
Tashmë atje janë mbledhur një numër i madh i protestuesve.
Përveç këtyre, në Hagë është duke qëndruar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili është shprehur i bindur se ish-krerët e UÇK’së do të kthehen fitimtarë në Kosovë.