Digjet një garazhë në Saraj, brenda ishin dy vetura


Para pak çastesh në Saraj të Shkupit është djegur një garazhë brenda së cilës gjendeshin dy vetura të cilët janë djegur tërësisht.

Sipas informacioneve të Klan M, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Zjarrëfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Ende nuk dihen shkaqet se si erdhi deri te zjarri /KlanMacedonia/