Policia britanike ka arrestuar shqiptarin Agim Agaj 53 vjeç. Ky i fundit u mbajt për15 orë në paraburgim pasi në fugonin me të cilin po udhëtonte u gjet një bimë për të cilën, policia britanike mendoi se ishte drogë, por në fakt rezultoi se ishte çaj mali.
Media britanike The Sun shkruan se shqiptari po udhëtonte me mjetin e tij kur u ndalua për kontroll nga policia britanike. Oficerët e kontrolluan dhe kur panë bimën jeshile. E arrestuan shqiptarin pasi menduan se kishin gjetur marijuanë, por më pas rezultoi se bima ishte çaj mali. Ndërkohë vetë Agim Agaj thotë për The Sun se është piktor dhe dekorues me profesion, teksa shtoi se edhe një fëmijë e dallon drogën.
“Ishin dy policë. Një hapi derën e fugonit dhe pa se kisha një enë plastike dhe i tha policit tjetër se unë kam kanabis. I thashë që nuk është drogë, por çaj mali. Nuk më dëgjuan dhe më arrestuan. Çaji nuk duket aspak si kanabis dhe nuk e ka erën si të saj. Edhe një fëmijë mund të bëjë dallimin mes çajit dhe kanabisit. Nuk jam arrestuar kurrë. Ishte e frikshme,”- tregon Agimi.