Ministri Shaqiri mbikëqyr punimet te shkolla në Vizbeg!

Ministri i Arsimit she Shkencês Jeton Shaqiri ka mbikqyrur dje punimet tek objekti i ri i shkollës në lagjen Vizbeg, Shaqiri shkruan: “Sot mbykëqyrëm aktivitetet ndërtimore të objektit të ri shkollor në lagjen Vizbegë, i cili ndërtohet me mjete nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe në përputhje me atë që është parapar duhet të përfundoj deri në fillim të vitit të ri shkollor.

✅️Vitin e kaluar shënuam fillimin e ndërtimit, ndërsa sot jemi këtu për të parë se si po ecin punët ndërtimore. Nga realizuesi kemi marrë garancjon se objekti do të përfundojë në afatin e paraparë, pas së cilës do të pajiset me inventar shkollor dhe mjete konkrete.

✅️Për këtë investim janë ndar mjete nga buxheti i MASH në vlerë prej 107 milionë denarë.

✅️Investimi në infrastrukturën arsimore, edhe më tej do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës përshkak se është një nga kushtet për mësimdhënie dhe edukim cilësor të të rinjve.

🖇Јemi maksimalisht të përkushtuar për të gjitha komunat, në të gjitha mjediset rurale dhe urbane ku ka nevojë për investime, sepse të gjithë nxënësit janë të barabartë edhe të njejtë dhe meritojnë arsim cilësor.🍀