Labinot Azemi dhuron dhurata në pediatrin e fëmijeve

Sot, në Klinikën e Pediatrisë, për fëmijët e prekur nga kanceri, por që po trajtohen e shërohen aty, u shpërndanë mbi 300 dhurata nga Labinot Azemi, moderator i emisionit “Thuhet”, në RTI.

E gjithë këtë, Azemi thotë se po e bënë për t’u folur fëmijëve për bullizmin dhe luftimin e kësaj dukurie të shëmtuar, e pranishme në shoqërinë tonë, fatkeqësisht.

Labinot Azemin, dikur e njohëm si aktivist që fliste hapur kundër “Bullizmit”, e që sot ai edhe vetë është prezantues e moderator i emisionit “Thuhet”, në Radio Televizionin Iliria, emision ky i cili për qëllim ka vetëdijësimin dhe parandalimin e bullizmit dhe fenomemeve të tjera shetësuese brenda nesh.
Labinoti mbetet ndër aktivistët më të njohur në vendin tonë i cili pa përtesë dhe me vendoshmëri, flet dhe e lufton këtë dukur, duke nis e zhvilluar fushata të ndryshme sensibilizuese e vetëdijësuese, fushatë kjo e cila po mbështet nga shoqëria e gjerë, por mbështetje më e madhe për në sukses të mirëfilltë pritet edhe nga institucionet e vendit.
Sidoqoftë, me gjithë thjeshtësinë e modestinë e tij, aktivisti Labinot Azemi, mbetet ambasador i luftës kundër bullizmit, gjithmonë me thirrjen për solidaritet e paqe mes nesh.