Dy të vdekur në Kavajë, Rexha u qëllua në sy të fëmijës së mitur

Qyteti i Kavajës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku dy persona kanë humbur jetën pas një konflikti me armë zjarri.

Kanë qenë shtetasit Armando Gosa dhe Sali Rexha, të dy 43 vjeçar, të cilët janë takuar për tu

sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por se duket se diçka e tillë nuk është arritur dhe situata ka përfunduar me të dy protagonistët të vdekur.

Sali Rexha ka ndërruar jetë nga plagët e shkaktuara nga një thikë dhe Armando Gosa nga plagët e marra nga arma e tipit pistoletë.

Dyshohet se në momentin e ngjarjes një nga viktimat, Sali Rexha ka qenë në prani të gruas dhe të fëmijës së tij të mitur.